Shëndetësia, ligji “Obama” në Gjykatën e Lartë

28/03/2012 00:00

Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara ka marrë në shqyrtim reformën shëndetësore të administratës së presidentit Barack Obama për të vlerësuar nëse ajo bie ndesh me apo jo me Kushtetutën apo ligje të tjera themelore në vend.

Ky proces ka grumbulluar para godinës së kësaj gjykate qindra persona të ndarë në dy grupe, pro dhe kundër reformës së Obamës.

Ndërkohë, Gjykata e Lartë po dëgjon argumentat pro dhe kundër ligjit “për kujdesin e përballueshëm shëndetësor”, një reforëm e këmbëngulur prej kohësh nga Obama, por e kundërshtuar fort nga republikanët që mbrojnë sistemin aktual duke e stigmatizuar propozimin e demokratëve si komunist.

Reforma mbetet primare për presidentin Obama dhe dështimi i saj, nga shumë analistë cilësohet si një goditje e fortë edhe për vetë rimandatimin e Obamës në krye të Shteteve të Bashkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA