Rihanna është mësuar që të befasojë publikun e saj me stilet e çuditshme të veshjes dhe ndryshimin e vazhdueshëm të pamjes.
Megjithatë, për një ditë e befasuara ishte këngëtarja, e cila u errësua në veshje, stil, klas dhe bukuri tërësisht nga aktorja Brooklyn Decker, protagoniste së bashku me 23-vjeçaren në filmin që del në kinematë amerikane në maj, “Battleship”.
Me një stil flokësh me balluke dhe një fustan të thjeshtë ngjyrë bronxi, Rihanna u fotografua përkrah të dashurës së tenistit Andy Roddick, e cila kishte përzgjedhur në këtë takim një fustan elegant të hijshëm.
Më e buzëqeshur, me një stil flokësh më të goditur dhe me një bukuri natyrore të padiskutueshme, të paktën për një ditë, Decker fitoi në “fushëbetejën” e saj ndaj Rihannas.
Top Channel