“Pasdite”: Tragjedia në bankë

28/03/2012 19:00

Ishte një tjetër ditë e zakonshme ajo e së martës së 27 marsit për Leonora Kaloçin. Një ditë pune si arkëtare në filialin e bankes “NBG” në lagjen e njohur si Xhamllik në kryeqytet.

Por, rreth orës 15:00, një orë përpara se ajo të kthehej në shtëpi tek fëmijët e saj, Leonora u vra me armë zjarri nga dy grabitës me maska.

Në mes të Tiranës, në një lagje të mbipopulluar, në dritën e diellit, në një institucion të ruajtur me kamera e roje, u ndërpre mizorisht jeta e 43 vjeçares dhe ndryshoi njëherë e përgjithmonë jeta e familjes Kaloçi.

Emisioni i “Pasdites”, nisi serinë e tij të ditës së mërkurë pikërisht me këtë ngjarje tragjike, e cila tronditi të gjithë opinionin publik shqiptar.

43- vjecarja me origjinë nga Skrapari, prej pak vitesh banore e Tiranës, u shërbeu klientëve si çdo ditë edhe në të “martën e zezë”. Ndanin vetëm pak minuta dhe dita e punës do të mbaronte.
Në një ditë krejt të zakonshme, në rutinën e punës, fati i Leonora Kaloçit u ndërpre në mes në mënyrë tragjike, e qëlluar mizorisht gjatë një tentative grabitjeje.

Të mërkurën, familjarë, të afërm dhe kolegë, i dhanë lamtumirën e fundit, me një heshje dhe dhembje fisnike, pa drejtuar akuza ndaj askujt, për një krim që nuk ka ende përgjigje.

Ngjarja i ka tronditur të gjithë. Por, ato që lenë pa fjalë bashkëndarësit e këtj morti të papritur, janë dy vajzat e së ndjerës. Jana 17 dhe Albina 15 vjeç. Ato rendin lart e poshtë të përlotura e duket që humbja i ka tronditur pa masë. Për to, askush nuk gjen ngushëllim.

E vetmja që pranoi të thyente heshtjen në këtë ditë të madhe zie për familjen Kaloçi ishte Violeta, fqinja e Lonorës.

“Është një familje e mrekullueshme. Lola ishte shumë e respektuar si komshie, në familje dhe në shoqëri. Kishin katër vjet këtu dhe e dinim se sa e përkushtuar ishte ndaj punës. Gjithmonë shprehej se i duhej të punonte shumë, sepse kishte frikë se do të humbte vendin e punës. E përjetonte shumë keq punën”.

Këto janë fjalët e Violetës, fqinjes që përpiqet të përbledhë në pak fjalë portretin e fqinjes së saj, për të cilën deri dje nuk dihej kush ishte. Ajo ishte një bashkëshorte, një nënë dhe një punonjëse e zakonshme të një filial banke, derisa fati mjerisht e bëri protagoniste të kësaj ngjarje të zezë.

Normal
0

false
false
false

MicrosoftInternetExplorer4

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}

Sa të sigurt jemi nga grabitjet e bankave?

Kushdo mund të jetë në vendin e gabuar në momentin e gabuar

Atje ku tërheqim rrogën, paratë e kursimeve, ku paguajmë kredinë, ai vend mund
të shndërrohet në çdo moment në vendin e fundit të jetës sonë.

Bankat, gjithmonë në shënjestër të grabitësve, janë ndërsa vendet më të
pasigurta të mundshme. Dhe viti 2012 ka qenë një vit i grabitjeve të
vazhdueshme, me vetëm tre sulme mbi bankat në mars dhe nëntë në total që prej
janarit.

Qytetet më të goditura nga ky fenomen janë Tirana dhe Vlora. Bankat në
kryeqytet llogarisin 9 milionë lekë të vjedhura, ndërsa në Vlorë janë grabitur
gjithashtu dhjetëra milionë, por një shifër e saktë nuk është bërë publike.

Me miliona lekë të vjedhura nga keqbërës që mund të jenë fare pranë nesh.
Pasqyrimi në media është fatkeqësisht reagimi i vetëm, ndërsa skenari gjithmonë
i njëjti.

Persona të armatosur hynë në bankë, kërcënojnë dhe marrin paratë. Për herë të
parë, grabitja u shndërrua në tragjedi dhe Leonora humbi jetën ndonëse nuk tentoi
që të bënte rezistencë ndaj kësaj grabitje.

Fatkeqësisht, secili prej nesh, mund të ndodhet në çastin e gabuar në momentin
e gabuar, ashtu siç i ndodhi zonjës 43-vjeçare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA