Konsulli i Arabisë Saudite në qytetin port të Jemenit, Aden, u mor peng në dalje të shtëpisë së tij ditën e mërkurë.
Burimet policore shprehën se diplomati Abdullah al-Khalidi u rrëmbye nga persona të armatosur ndërsa po i drejtohej mjetit të tij për të shkuar në punë. Pengmarrësit detyruan konsullin të ngjitej në një makinë që priste e ndezur.
Një operacion sigurie është lëshuar për të gjetjen e tij. Adeni është qyteti më i madh i ndodhur pranë krahinës së Abijanit, ku forcat e sigurisë po përpiqen të rikthejnë kontrollin, aktualisht në dorë të grupeve të varura nga al-Kaeda.
Në vitet e fundit, militantët kanë konsoliduar kontrollin e tyre mbi disa qytete dhe fshatra të zonës, përfshi kryeqëndrën e Abjanit, Zinjibar.
Pengmarrja e konsullit vjen në një moment shumë delikat për vendin më të varfër në Lindjen e Mesme, pasi vendos në rrezik një marrëveshje të disa ditëve më parë, në të cilën Arabia Saudite zotohej të plotësonte nevojat e Jemenit me karburant për dy muaj.
Sulmet e grupeve të armatosura ndaj naftësjellësve të Jemenit kanë dëmtuar rëndë industrinë e naftës, duke zvogëluar në kuota fare të ulta eksportet e krijuar mungesa të mëdha në tregun vendas.
Top Channel