Itali, pranga dy shqiptarëve për kokainë
28/03/2012 04:01
Dy shqiptarë kanë rënë nën pranga në Modena të Italisë, pasi janë kapur në flagrancë me 1 kg e 170 gr, kokainë.
Dy shqiptarët reizdentë në Rimini të vendit fqinj, udhëtonin me një makinë të tipit Audi A3, ku u gjet edhe lënda narkotike.
Shqiptarët e arrestuar janë Eduard Haberi, 33 vjec dhe Uran Cucaj, 27 vjeç.
Sipas zyrtarëve të policisë italiane, droga e sekuestruar në Modena kap vlerën e rreth 210 mijë eurove.
Top Channel