Ish-presidenti i Brazilit, i shëruar plotësisht

28/03/2012 18:15

Ish-presidenti i Brazilit, Luiz Ignacio da Silva, është shëruar plotësisht nga një tumor i laringut, me të cilin u diagnostikua në tetor 2011.

Lajmin e konfirmoi të mërkurën për “Agence France Presse” zëdhënësi personal i Da Silvës. “Testimet e realizuar me rezonancë magjitike dhe laringoskopia tregojnë se asnjë masë nuk është më e pranishme në trupin e presidentit”, tha zëdhënësi.

Njeriu që udhëhoqi Brazilin nga periudha 2003-10, iu nënshtrua më parë gjatë vitit një operacioni, disa seanca kimioterapie dhe radioterapie.

Lula përfundoi mandatin e tij në 31 dhjetor 2010, me një rekord popullariteti prej 80%. Në dy mandatet e tij, Brazili regjistroi një rritje të ndjeshme ekonomike dhe rezultate të qarta në luftën kundër krimit, sidomos i atij të periferive famëkeqe të qyteteve kryesore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA