Egjipt, konflikti rreth kushtetutës së re

28/03/2012 18:25

Një asamble prej 100 delegatësh ka nisur punën në Egjipt me detyrën e shkruajtes së kushtetutës së re të vendit.

Megjithatë, që në ditën e parë, rreth 20 antarë liberalë dhe laikë u tërhoqën nga paneli, me pretendimin se ai nuk reflekton diversitetin e shoqërisë egjiptiane.

Sipas tyre, gratë, të rinjtë dhe të krishterët janë të keqpërfaqësuar në numrat e përgjithshëm të asamblesë.

Partitë islamike të Vëllazërisë së Lirë Muslimane, Partisë së Drejtësisë dhe lëvizja ekstremiste e Partisë Salafiste Nour, domonijnë vendet në parlament. Është kërkuar që kushtetuta e re do të ndërtohet në një frymë të tillë që të përfshijë më shumë ligje islamike.

Ndonëse kushtetuta e vjetër njihte islamin si fe zyrtare, ajo kishte ngjallur pakënaqësi midis muslimanëve, që kërkojnë një ndjekje më strikte të sharias.

Ligjet e reja themeltare të shtetit do të përcaktojnë edhe rolin që do të kenë pakicat kombëtare e fetare në jetën politike, publike, ekonomike dhe shoqërore të Egjiptit, në të njëjtën kohë që duhet të bëjnë një ndarje më të qartë të tre pushteteve.

Pasi paneli të ketë miratuar draftin, ai do të hidhet në referendum popullor, i cili parashikohet të mbahet përpara zgjedhjeve presidenciale të muajit maj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA