Chloe Moretz do të luajë rolin e Carrie në versionin modern të filmit horror më të njëjtin titull të vitit 1976.
Aktorja 15-vjeçare dhe lajmin në rrjetin shoqëror Twitter: “Nuk kam qenë kurrë më e lumtur se kaq në jetën time. Falenderoj Kim Pierce dhe studion MGM për shansin që më dhanë. Nuk do e harroj kurrë!”
‘Carrie’ është një film mbi një vajzë me fuqi mbinatyrore që bëri të njohur Stephen King-un si një nga skenaristët më të mirë të zhanrit horror. Për Chloe Moretz role të tilla nuk janë të reja.
Ajo ka qenë në vitin 2010 protagoniste e filmit ‘Let Me In’, versioni amerikan i një filmi horror suedez, ku interpreton rolin e një fëmije-vampir.
‘Carrie’ tregon historinë e një vajze adoleshente që tallej nga bashkëmoshatarët e saj dhe që zbulon se sa herë stresohej apo nevrikosej fuqitë e saj telekinetike bëheshin edhe më të fuqishme.
Filmi grumbulloi 33.8 milionë dollarë në box office në vitin 1976 dhe aktorja Sissy Spacek fitoi një nominim për Oscar.
Top Channel