Hyrja në fushë si zëvendësues i Kaka-së dhe Marcelos bënë që Real Madridi të shkatërrojë 3-0 Apoelin dhe të jetë pothuajse i kualifikuar që në Qipro për në gjysëmfinalet e Ligës së Kampioneve.
Dy brazilianët ishin nismëtarët e golit të parë në minutën e 74-t, gol që u shënua nga Karim Benzema. Pak minuta më vonë një kombinim mes Marcelos dhe Kakasë u shndërrua në gol, 2-0 për Realin këtë herë autor i golit ishte Kaka. Në fund të ndeshjes Benzema shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e Mourinhos.
Me shumë mundësi këtu do të përfundojë aventura e Apoelit në Champions, por tifozët qipriotë kanë përcjelle me duartrokitje drejt dhomave të zhveshjes skuadrën e tyre që hyn në histori si ekipi i parë qipriot që luan në cerekfinalet e Ligës së Kampioneve.
Chelsea i Di Matteo fiton sërish në Champions. Këtë herë “blutë” e Londrës fituan 0-1 në Portugali përballë Benficës, një rezultat i favorshëm ky për anglezët në ndeshjen e kthimit.
Rezultati i ndeshjes u zhbllokua në minutën e 75-të, kur Salamon Kalu shndërroi në gol një kundërsulm perfekt të londinezëve.
Përpjekjet e portugezëve në minutat e mbetura nuk ndryshuan asgjë, vecse lanë të hapur kualifikimin për sfidën e kthimit në “Stamford Bridge”.
Top Channel