Ekonomia e Britanisë së Madhe u kontraktua në tre muajt e fundit të vitit 2011 me 0,3%, treguan statistikat zyrtare të publikuara ditën e mërkurë.
Sipas parashikimeve, tkurrja e lehtë do të vazhdojë edhe në tremujorin janar-mars të këtij viti, me Zyrën Shtetërore të Statistikave që parashikon një recension prej 0,2%.
Përsa i përket sektorëve me rendimentin më të keq në këtë periudhë, ato janë transport-komunikimet dhe financat. Me të dhënat e tremujorit të fundit të vitit të shkuar, reduktohet edhe rritja zyrtare e Britanisë në 2011-n, e konfirmuar tashmë në 0,7%, nga 0,8% që vlerësohej më parë.
Sipas ekspertëve, ashtu si për shumë vende të tjera europiane, viti aktual do të jetë më i zymti i ekonomisë britanike që prej fillimit të krizës në 2009-n.
Guvernatori i Bankës së Anglisë, Sër Mervin King është shprehur se pret që zig-zaget e ekonomisë mes rritjes dhe recensionit të vazhdojnë edhe për disa tre-mujorë.
Publikimi për rritjen ekonomike vjen ndërsa stërlina britanike regjistroi një rekord të ulët ndaj dollarit gjatë javës, ndërsa u këmbye në treg një paund me 1,59 dollarë.
Top Channel