Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostraden Fier-Lushnje.
Aksidenti ka ndodhur 7 kilometra larg nga qyteti i Lushnjes, kur një makine tip BMW X5 me targa Tr 1575 N, e drejtuar nga shtetasi Alfred Paza, ka goditur nga pas trajlerin me targa Tr 7324 T i cili po udhëtonte me të njëjtin drejtim.
Goditja ka qene mjaft e fortë si pasojë e të cilës BMW X5 është ndarë në disa pjesë duke përfunduar rreth 100 metra larg. Edhe pse automjeti u dëmtua rëndë drejtuesi i saj i cili udhëtonte i vetëm pësoi vetëm plagë të lehta. Ai u transportua drejt spitalit të Lushnjes dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë së qarkullimit rrugor të Lushnjes, nga hetimet e para del se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe dhe humbja e kontrollit të mjetit në momentin që ai ka tentuar të parakalojë.
Policia ka shoqëruar dhe drejtuesin e trajlerit për të sqaruar më tepër shkaqet e plota të aksidentit.
Top Channel