Biseda mes presidentit amerikan dhe atij rus, ne Seul, per sistemin
anti-rakete, i koduar nga mediat si “mikrofoni i hapur” u vu ne
shenjester te republikaneve, sipas te cileve Barak Obama u shpreh i
gatshem per t’i bërë leshime Rusise.
Te henen, Shefi i Shtepise se Bardhe, siguroi presidentin ne ikje te Rusise se ai do te kishte me shume fleksibilitet per t’u marre me çeshtjen e kontrollit te armeve, pas zgjedhjeve presidenciale te 6 Nentorit. Obama u perpoq te shuaje cdo debat mbi komentet, qe – sipas tij- reflektojne realitetin politik, tashme i kuptuar nga gjithkush.
Hapësiren qe i kerkoi Medvedev per nje pakt te ri per kontrollin e armeve, ai e shpjegoi me ndryshimet politike ne dy vendet, zgjedhjet e ardhshme presidenciale ne SHBA dhe tranzicionin ne Kremlin.
“Kontrolli I armeve eshte nje ceshtje jashtezakonisht komplekse, shume teknike dhe e vetmja menyre per tu arritur eshte kur flitet dhe ndertohet nje baze e forte mirekuptimi si mes dy vendeve ashtu dhe brenda tyre”…
Planet per sistemin antirakete kane tensionuar marredheniet mes Uashingtonit dhe Moskes, pavaresisht perpjekjet se Obames per t’i rifilluar”, tha Obama.
Barak Obama i beri keto komente pas nje takimi me presidentet e Rusise dhe Kazakistanit. Tre udheheqesit mbeshteten bashkepunimin tripalesh ne verilindje te Kazakistanit, ne Semipalatinsk, ku dikur testoheshin te gjithe armet berthamore te Bashkimit Sovjetik.
Top Channel