Michelle Pfeiffer është shprehur në një intervistë për ‘The Sun’ se nuk do të donte që fëmijët e saj të bëheshin aktorë.
“Nuk do të doja që fëmijët të ndiqnin hapat e mi. Dua të ndjekin shkollën dhe të bëhen doktorë ose diçka tjetër. Kur u bëra aktore nuk e dija se çfarë presioni ishte të qënit i famshëm”, thekson Pfeiffer.
Duke folur për karrierën, aktorja theksoi se ‘The Fabulous Baker Boys’ ishte filmi që e bëri të kuptonte anën e saj sensuale.
“Personazhi që luajta ishte i jashtëzakonshëm. Do doja që të isha më shumë si ajo. Isha 31 vjeç kur interpretova në atë film dhe vetëm atëherë kuptova se çfarë duan meshkujt dhe çfarë i tërheq ata”, deklaroi aktorja për tabloidin.
Një tjetër kthesë në jetën e saj ishte lindja e fëmijëve: “Nëse dikush do më thonte kur isha 18 vjeç se do mund të jetoja duke fjetur vetëm tre orë gjatë natës nuk do e besoja.”
Top Channel