Gjate një seance dëgjimore në Komisionin e Sigurise, e thirrur nga
deputetet socialistë ministri i Brendshëm Nishani deklaroi se vendi e ka
goditur ashpër krimin e organizuar.
Ai tha se vetem vitin e shkuar u goditen 46 grupe kriminale dhe u arrestuan 118 persona.
“Janë evidentuar gjithsej 661 vepra penale në të gjithë vendin me 734 autorë, nga të cilat 116 prej tyre janë arrestuar. Një nga elementët e rëndësishëm, që e kemi patur fokusin kryesor, si goditje e themelit e bazës, ku mund të ngrihet dhe gjenerohet pastaj krimi i organizuar ka qenë dhënia e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit”, tha Nishani.
Reagimi i socialisteve ka qene i ashper ndaj Nishanit. Korrupsioni, paaftesi ne drejtim, mungesa e resurseve dhe lidhje te deputeteve te Partisë Demokratike me trafikante te medhenj te krimit ne vend, ishin pikat e akuzave te socialisteve Gjoni e Bizhga ndaj ministrit te Brendshem.
“Dështimet tuaja në luftën kundër krimit të organizuar ne i shohim të lidhura me një sërë faktorësh, siç janë mungesa e resurseve, korrupsioni galopant që është rrënjosur thellë në strukturat shtetërore dhe ajo çka është më e keqja mungesa e vullnetit politik”, tha deputeti Gjoni.
Socialistet per te katërtën here me rradhe ne thirjet e tyre te ministrit te Brendshem ne kete Komision kerkuan gjetjen e autoreve te vrasjes se deputetit Xhindi dhe gjykatesit Konomi. Ata ngriten shqetesimin e rritjes se numrit te shperthimeve me eksploziv, si dhe te kontrabandes se naftes ne Fier, apo shkaterrimit te Azotikut, per te cilat nuk eshte marre asnje mase.
Top Channel