Shoqëria civile bëri publike një projektligj alternativ të hartuar për
pastërtinë e figurave të administratës publike dhe të zgjedhurve.
Nje nga anëtaret e Komisionit te Hetimit te ketij ligji ish-kryeministri Aleksander Meksi u shpreh se ka ardhur koha per transparence, megjithese u tregua skeptik per kalimin e tij ne parlament. Sipas Meksit, ketij projektligji mund t’i behen ndryshime nga disa prej ligjvënësëve për shkak se atyre nuk do t’u pelqente, duke lene te kuptohet se njihte disa prej tyre qe me pare kishin qene pjese e rrjetit informativ, si bashkëpunëtorë, drejtues të sigurimit te shtetit, apo edhe politikëberes të diktatures.
“Unë them se do të jetë e vështirë që të kalojë në Parlament.Njerëzit duhet të kenë të drejtën të mund të dijnë cfarë ka ndodhur. Tek ne është krijuar një institut me shkencëtarë të emëruar, njëlloj si në kohën e komunizmit”, tha Meksi.
Sipas ish-kryeministrit, edhe ata qe kane hedhur firme me dhune, apo qe nuk kane denuar njeri duhet t’i nenshtrohen lustracionit per shkak se jane lehtesisht te shantazhueshem.
Top Channel