Liderët botërorë: Jo terrorizmit bërthamor

27/03/2012 08:00

Liderët botërorë kanë bërë thirrje për një bashkëpunim më të ngushtë për të frenuar kërcënimin e terrorizmit bërthamor, në një samit mbi sigurinë nukleare që po mbahet në Seul.

Presidenti koreano-jugor, Lee Myung Bak deklaroi se terrorizmi bërthamor mbetet një kërcënim i rrezikshëm, ndërsa presidenti Barack Obama u shpreh se veprimi është çelësi i shmangies së këtij rreziku.

Ndërkohë, edhe presidenti kinez Hu Jintao i bëri thirrje grupit që të punojë së bashku për çështjen në fjalë. Në takim ka dominuar paralajmërimi i Koresë së Veriut për të lëshuar një raketë muajin e ardhshëm.

Peniani deklaron se raketa me rreze të gjatë veprimi do të mbajë një satelit. Ndërsa Shtetet e Bashkuara thonë se lançimi i saj do të përbënte shkelje të rezolutave të OKB-së dhe do të ishte një test raketash.

Gjithashtu, programi bërthamor i Iranit ishte temë e samitit, me presidentin Obama që kërkoi një takim me liderët e Rusisë dhe Kinës për të punuar mbi hartimin e një rezolute.

Gjatë takimit, liderët botërorë kanë diskutuar masat për të luftuar terrorizmin bërthamor, përfshirë mbrojtjen e materialeve dhe impianteve bërthamore, si dhe trafikimin e materialeve të këtij lloji.

Aktualisht nuk ka marrëveshje ndërkombëtare për mbrojtjen dhe mbajtjen e materialeve bërthamore në mënyrë paqësore në vendin që i prodhon.

Një amendament që parashikon një gjë të tillë është ende i paratifikuar edhe pas 7 vjetësh, deklaron korrespondentja e BBC në Seul, Lucy Williamson.

Top Channel