Ndodhej pranë brigjeve të Venezuelës, SHBA-të sekuestrojnë anije në ujërat ndërkombëtare
Përleshjet midis grupimeve rivale të milicisë në qytetin libian të Sabhës shkaktuan më shumë se 30 viktima gjatë së martës, lajmëruan burime zyrtare.
Luftimet midis ish-rebelëve dhe një grupi të fuqishëm fisnor duket se nisën që të dielën, pasi një pjestar i fisit mbeti i vrarë në një aksident rrugor.
Qeveria e Tripolit ka dërguar trupat ushtarake të saj në qytet, në përpjekje për të rivendosur qetësinë.
Këshilli Kombëtar i Tranzicionit, që vepron si një qeveri e përkohshme në vendin e drejtuar për katër dekada deri në tetor 2011 nga koloneli Gaddafi, nuk po arrin të vendosë një autoritet të plotë mbi të gjithë shtrirjen e vendit afrikanoverior.
Ahmed al-Hamrouini, një ish komandant i rebelëvë në qytetit, tha për “Reuters” se të shtëna mitrolozësh dhe mortajash ishin dëgjuar në rrugët kryesoe të qytetit, ndërsa një shtëngullgë tymi i zi është parë duke u ngritur nga aeroporti i Sabhës.
Nga ana e tij, mjeku vendas Ibrahim Misbah u shpreh në të njëjtën agjensi ndërkombëtare se që prej të hënës, stafi i spitalit është duke punuar pa pushim, ndërsa në çdo orë mbërrijnë të plagosur dhe të vdekur për ndihmën e parë.
Top Channel