Një prej pasojave më dramatike të krizës financiare që po kalon Greqia
është dyfishimi vetëm brenda një viti, i tentativave të vetëvrasjeve.

Ndersa prej vitit 2008 kjo shifer eshte rritur me 36%. Statistikat tragjike i ka bere publike oret e fundit rektori i Universitetit te Athines Jannis Kiriopoulos, ne kongresin e 9 per Shendetin Publik. Sipas tij çdo dite e me shume rriten rastet e qytetareve te deshperuar qe kerkojne t’i japin fund jetes, si pasoje e veshtiresive ekonomike.

Nje nder kater persona qe vrasin veten – ka shtuar ai – kane marre kredi bankare per blerje banese apo per biznes. Sipas specialisteve destabilizimi shpirteror, deshperimi dhe kalimi tek depresionet psikike shkaktohen kryesisht nga ndryshimi i kushteve te jeteses ne vend siç janë reduktimi i rrogave, borxhet per cdo familje, papunesia apo kercenimi i vazhdueshem i humbjes se vendit te punes.

Te pakten 150.000 biznese ne vend kane me se tre muaj qe nuk paguajne rrogat tek me shume se 400000 te punesuar, numri i personave qe punojne me orar te plote ne gjithe Greqine ka rene brenda dy vitesh me 20%, nje nder tre vete punon i pasiguruar. Ne grupet e rrezikshmerise se larte qe mund te preket me shpejt nga semundjet psikike sipas specialisteve hyjne pa dyshim pensionistet, te cilet po shohin pensionet e tyre te reduktohen per here te katert brenda nje viti e gjysmë.

Edhe zgjedhjet parlamentare qe thuhet se do te mbahen per disa jave nuk pritet te japin nje zgjidhje te problemeve ekonomike qe perballon tashme cdo familje greke,aq me teper qe ne qershor pritet nje reduktim akoma me i madh i rrogave dhe pensioneve qe siç duket do te arrijne nivelin e vendeve te tjera ballkanike anetare te BE, si Rumania dhe Bullgaria.

Top Channel