Divorci mes Heidi Klum dhe Seal po ecën në mënyrë shumë të qytetëruar, por modelja gjermane kërkon që kjo gjë të vazhdojë kështu.
Klum dëshiron të sigurohet që këngëtari britanik të firmosë një kontratë konfidencialiteti si pjesë e marrëveshjes së ndarjes.
Sipas ‘Daily Star’, modelja ka folur me avokatët për të përfshirë një klauzolë në kontratë në mënyrë që të dy palët të mos bëjnë asnjë deklaratë dhe për të mos bërë publik asnjë detaj të shtatë viteve të martesës.
Pas ndarjes Seal ka dhënë disa intervista ku ka theksuar se vazhdon ta dashurojë dhe respektojë ende ish-bashkëshorten.
Ndërsa Klum në intervistën e saj të vetme pas divorcit u shpreh se martesa e tyre dukej e lumtur, por në fakt kishte shumë probleme.
Top Channel