Jeta e emigrantëve shqiptarë në Greqi është portretizuar në ekspozitën e fotoreporterit Roland Tasho në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.
Kamera e Tashos është fokusuar në momente të përditshme dhe njerëz të zakonshëm të cilët jetojnë në shtetin fqinj për të treguar me anë të vizionit të tij historinë e një brezi dhe integrimin e tyre në jetën e një vendi tjetër.
Ekspozita që quhet “Shqiptarët në Greqi përmes objektivit të Roland Tashos” është fokusuar në aspekte të ndryshme të emigracionit, duke nxjerrë në pah përpjekjet, ëndrrat por edhe realizimet e arritjet e shqiptarëve në shtetin fqinj. Ajo është hapur me ndihmën e Ambasadës Greke në Tiranë dhe me rastin e festës kombëtare të Greqisë.
Emocionet njerëzore, episode të përzgjedhura dhe të përjetësuara nga Tasho, formojnë një përmbledhje fotografike që shpreh me gjuhën e artit një copëz jete të mbushur me realizëm.
Top Channel