Elbasan, pranga kontrabandistëve të ushqimeve

27/03/2012 00:00

Dy persona u arrestuan të hënën nga policia e Elbasanit për shkak se po
transportonin disa dhjetëra ton ushqime të futura në Shqipëri,
kontrabandë.

Te ndaluarit jane Ismail Nexhip Balla, 49 vjeç, banues në lagjen “Aqif Pasha” Elbasan dhe Adriatik Qemal Musta, 40 vjeç, banues ne fshatin Shalës.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, konkretisht në Labinot këta shtetas duke udhëtuar me automjetin tip Benz – Furgon, në pronësi të shtetasit Adriatik Musta, iu kapën dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi mallrash të konsiderueshëm ushqimor, konkretisht: 36 ton sheqer dhe 15 ton oriz.
Keta shtetas, në magazinën e cila ndodhet në Cerrik, paketonin në pako 950 gramë mallrat e mësipërm ku i shisnin ato për 1 kg qytetarëve të qarkut Elbasan. Destinacioni i këtyre mallrave ishte qyteti i Librazhdit dhe rrethinat e saj.

Korçë, arrestohen tre persona për kontrabandë ushqimesh

Policia e Korçës finalizoi vuri në pranga më 19 mars dy doganierë në pikën kufitare të Tushemishtit në Pogradec, të akuzuar për favorizim të kontrabandës.

Sipas njoftimit të policisë, doganierët, Defrim Selko dhe Ardian Dhami akuzohen se kanë lejuar një tregtar të kalonte mallra kontrabandë.

“Procedimi penal për këta shtetas ka filluar pasi një ditë më parë, në vendin rruga e Volorekes-Pogradec është bërë kapja në flagrancë e mjetit me targa Porgadec 6132 B, në pronësi të shtetasit Arshim Malçellari dhe nga kontrolli i ushtruar në brendësi të tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 400 kg djathë, 43 litra vaj, 137 kg kërpudha, produkte këto të cilat dyshohet të jenë futur kontrabandë nëpërmjet pikës kufitare të Tushemishtit”- thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se procedimi penal ka nisur edhe për biznesmenin Arshim Malçellari, i cili dyshohet se për një periudhë të gjatë ka përfituar favore doganore nga dy doganierët, kundrejt rryshfeteve.

Top Channel