Arrestohet ish-bashkëshorti i Houston

27/03/2012 13:00

Këngëtari amerikan Bobby Brown, ish-bashkëshort i këngëtares Whitney Houston, është arrestuar ditën e djeshme në Los Anxhelos, teksa drejtonte automjetin e tij.

Brown, 43-vjeç, u arrestua pak pas mesnate në lagjen Tarzana të Luginës së Shën Ferdinandit, pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe duke folur në celular.

Megjithatë, sipas raportimeve të faqeve të internetit të thashethemeve, këngëtari është liruar pasi ka paguar një gjobë prej 5 mijë dollarësh.

Ndërkohë, ish-i dashuri i këngëtares që ndërroi jetë së fundmi, repisti Ray J, deklaroi se mund të publikojë një video erotike të Houston.

Sipas revistës ‘Star’, këngëtari amerikan ka në zotërim një video ku ka regjistruar veten dhe ish-të dashurën në momente intimiteti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA