“Fondi shpëtimit i euros duhet të dyfishohet”

27/03/2012 16:00

Kreu i Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin (OECD), deklaroi se Eurozona duhet të dyfishojë fondin e saj të shpëtimit në 1 trilion euro, për të ofruar garanci të qarta për stabilitet, edhe në rastin e kolapsit të ndonjë vendi tjetër përdorues të monedhës së përbashkët.

Angelo Guerro deklaroi se nëpërmjet dyfishimit të fondit, “Eurozona do t’i tregonte investitorëve se e ka situatën në kontroll dhe se është në gjendje të shmangë çfarë do situatë të papëlqyeshme që mund të krijohet”.

Megjithatë, Kancerlarja e Gjermanisë, Angela Merkel, është shprehur më parë se përkrah vetëm një rritje të përkohshme nga 500 në 700 miliardë euro. Sipas saj, një shumë e tillë rezervë, në dispozicion për t’u kredituar për çdo vend në rrezik, paraqet garanci të mjaftueshme.

Deri më sot, Greqia, Republika e Irlandës dhe Portugalia kanë patur nevojë për fonde shpëtimi nga ana e BE-së dhe FMN-së.

Së fundmi, Athinës iu akordua një kredi e re prej 130 miliardë eurosh, pasi zbatoi disa masa shtrëngimi nga më të fortat e njohura ndonjëherë. Si këmbim, gjysma e borxheve të mëparshme u folën.

Megjithatë, investitorët janë të shqetësuar për mundësinë që në kolaps të zhytet një prej ekonomive më të mëdha të monedhës së përbashkët, si Italia dhe Spanja, që në rast krize, do të kishin nevojë për kreditime shumë më të mëdha për të mos shpallur falimentimin.

Top Channel