Zbulohet naftë në Kenia

26/03/2012 16:15

Rezerva të rëndësishme nafte janë zbuluar në Kenia, pas shpimeve eksploruese të realizuara nga një firmë anglo-irlandeze, “Tullow Oil”.

Informacioni u bë publik nga vetë presidenti i vendit, Mwai Kibaki, në një deklaratë të bërë gjatë së hënës. Zbulimi u realizua në pjesën veriperëndimore të vendit, në krahinën e Turkanës.

”Është hera e parë që Kenia ka zbuluar naftë në territorin e saj dhe ky është një lajm i shkëlqyer për të gjithë qytetarët tanë”, deklaroi Kibaki.

Një qendër biznesi dhe e pasur me tërheqje të shumta turistike, Kenia është shteti me ekonominë më të fuqishme në Afrikën e Lindjes, ndonëse pasuritë e shumta minerare të shtetit vazhdojnë të keqmanaxhohen.

”Tullow Oil” është një kompani që ka fituar disa kontrata të rëndësishme në vendet afrikane, ndërsa ka zbuluar më parë rezerva nafte edhe në Gana e Sierra Leone.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA