Në kohën kur marrëdhëniet turko-izraelite janë në pikën më të ulët në historinë moderne mes dy vendeve, një reklamë që po qarkullon në televizionet turke ku shfaqet edhe Adolf Hitler, po trazon edhe më tej ujërat.
Bëhet fjalë për reklamimin e një shampoje ku riprodhohet një nga fjalimet “pasionante” e plot urrejtje të Hitlerit, veçse dublimi bën fjalë për shampon.
“Nëse je një burrë i vërtetë atëherë duhet të përdorësh këtë shampo, sepse burrat e vërtetë e përdorin”, thuhet në spot.
Spoti televiziv ka ngjallur reagimin e komunitetit hebre që jeton në Turqi. Kreu i rabinëve të Turqisë deklaroi se reklama është “krejtësisht e pavend” dhe kërkoi heqjen e saj nga qarkullimi sa më parë.
Ndërkohë, nga Tel Avivi zyrtar nuk ka patur asnjë reagim, të paktën për momentin, ndërkohë që mediat turke deklarojnë se një notë ankese pritet të mbërrijë drejt Ankarasë brenda pak ditëve.
Top Channel