Thaçi: Nuk lejojmë zgjedhjet serbe në Kosovë

26/03/2012 00:00

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se institucionet e
vendit me as një kusht nuk do të lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve të
Serbisë në Kosovë, ndërsa përpjekjet për këtë qëllim i ka cilësuar si
një agresion i Serbisë.

Në një intervistë për RTK-në, ai ka folur edhe për veriun, ndërsa ka shtuar se nuk do të ketë asnjëherë bisedime për ndonjë status të veçantë.

Më herët kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në mbledhjen e qeverisë komentoi planet serbe për të mbajtur zgjedhjet, si ato lokale, ashtu edhe ato të përgjithshme edhe në Kosovë.

Kryeministri kosovar tha se pretendimet e Beogradit bien ndesh me ligjet e Kosovës, normat me të cilat është shpallur pavarësia e Kosovës si dhe me vetë rezolutën 1244.

Top Channel