Ndodhej pranë brigjeve të Venezuelës, SHBA-të sekuestrojnë anije në ujërat ndërkombëtare
Rikthehen luftimet në kufirin mes Sudanit dhe Sudanit të Jugut, luftime që burimet zyrtare nga të dyja vendet, raportojnë se janë më të ashprat që nga shpallja e pavarësisë së Sudanit të Jugut.
Sudani i Jugut shpalli pavarësinë nga pjesa tjetër e Sudanit në korrik të vitit të kaluar pas një lufte civile të gjatë e të përgjakëshme. Pavarësia u arrit pas një marrëveshje me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve mes luftëtarëve të atij që quhet sot shteti i Sudanit të Jugut dhe pjesës tjetër të Sudanit.
Në rajon pushuan luftimet e u vendos paqja. Por tetë muaj më vonë, dy vendet kanë disa çështje ende të pazgjidhura mes tyre, ku më e rëndësishmja është vija kufitare në një zonë të pasur me naftë.
Luftimet kanë nisur në këtë rajon, ku të dyja palët pretendojnë sovranitetin. Sudani i Jugut njoftoi se forcat ajrore të Sudanit bombarduan zonën, ndërsa trupat e tij përparuan duke marrë nën kontroll fushën naftëmbajtëse të Heglig-it.
Diplomatët ndërkombëtarë në të dyja vendet apeluan për vetpërmbajtje, pushimin e menjëhershëm të luftimeve dhe rikthimit në tavolinën e bisedimeve.
Top Channel