Papa nis udhëtimin për në Kubë

26/03/2012 20:20

Papa Benedikti XVI është nisur për në Kubë, në një vizitë 3-ditore, e para e kreut të kishës katolike në vendin spanjishtfolës në 14 vjet.

Me miliona kubanezë presin me entuziasëm të rrallë mbërritjen e Babait të Shenjtë, ndërsa edhe vetë autoritetet komuniste i kanë dhënë mirëseardhjen e tyre në gazetat e kontrolluara nga një regjim i ashpër censure.

Në vizitën e tij, Papa do të vizitojë edhe manastirin e rrallë të Santiagos së Kubës, konsideruar ëngjëlli mbrojtës i ishullit dhe kishën e Virgjëreshës Bamirëse së El Kobres, e përfshirë midis pasurive më me vlerë të katolicizmit në botë.

Megjithatë, mbi të gjitha pritet me interes fjalimi që do të mbajë në sheshin kryesor të kryeqytetit Havanë dhe nëse do të ketë në këtë fjalim deklarata që do të sulmojnë regjimin.

Zyrtarisht, Benedikti XVI e ka justifikuar udhëtimin e tij në Kubë me përvjetorin e 400-të të zbulimit të ishullit nga ekspeditat spanjolle. Përpara kësaj vizite, Papa ka aluduar se “struktura markiste nuk i përputhet më realitetit”.

Në këtë kuadër, ndonëse pa iu referuar shprehimisht Kubës, Babai i Shenjtë sugjeroi se do të ishte e dobishme të kërkohen modele të reja më të efektshme qeverisjeje.

Top Channel