Obama apel Koresë së Veriut dhe Iranit

26/03/2012 00:00

Presidenti amerikan Barak Obama i hodhi dorashkën Koresë së Veriut dhe
Iranit. Me deklaratat, se po lufton per nje bote pa arme berthamore,
presidenti amerikan i drejtoi te dy ketyre vendeve apele te
drejtperdrejta, ndersa u zotua te punoje me Rusine dhe Kinen per
reduktimin e metejshem te armatimeve atomike.

“Besoj me force se mund te garantojme sigurine e Shteteve te Bashkuara dhe aleateve tane duke ruajtur te njejten linje te fuqishme ndaj çdo kercenimi e duke vazhduar reduktimin e arsenalit berthamor. Lidereve ne Penian e Teheran u them: keni nje zgjedhje perpara dhe nje vendim per te marre. Penianit i themi te kete kurajon te ndjeke rrugen e paqes e t’i ofroje popullit te tij nje jete me te mire”, tha Obama.

Komentet e shefit te Shtepise e Bardhe erdhen perpara nje samiti ne Seul, qellimi i te cilit eshte reduktimi i rrezikut nga terrorizmi berthamor. Obama theksoi pozicionin unik te Shteteve te Bashkuara ne kerkim te ndryshimit, por shtoi se ne kete situate, nevojitet edhe nje mbeshteteje e forte globale.

“Dua te perforcoj angazhimin e Amerikes per reduktimin e rezervave te ketij lloji, si vendi i vetem ne bote qe ka perdorur arme berthamore. Flas ketu jo vetem si president, por edhe si nje baba, i cili nuk deshiron qe vajzat e tij te rriten ne nje bote te mbushur me kercenime nukleare”, tha Obama.

Perfaqesues te 50 vendeve marrin pjese ne samitin e Seulit. Qe prej kolapsit te bashkimit sovjetik ne 1991-shin, ka ekzistuar frika se materialet berthamore mund te bien ne duart e terroristeve dhe ekstremisteve. Nje droje e tille mori te tjera permasa ne Shtetet e Bashkuara pas sulmeve te 11 shtatorit. Washingtoni dhe aleatet e tij jane te bindur se Al Kaeda po kerkon menyrat per te siguruar materiale per nje bombe berthamore apo radiologjike.

Top Channel