
Deri në 2050-tën, temperatura globale mund të rritet me 3 gradë celcius mbi nivelin e shekullit të kaluar.
Një simulim ne kompjuter, i mbeshtetur ne te dhenat e 10.000 rikrijimeve te situatave klimaterike, del ne nje perfundim me drastik se ato te modeleve te tjera. Studimi i publikuar nga ‘Nature Geoscience’, synon eksplorimin e nje game me te gjere mundesish per te ardhmen, cka besohet se ndihmon te mesohet dicka me shume mbi ndryshueshmerine e sistemit klimaterik.
Studimi pershkruhet si nje hap i rendesishem perpara persa i takon çeshtjeve te klimes, nje nga shqetesimet kryesore te njerezimit sot. Rezultati i tij u cilesua si “mjaft premtues” nga Corine le Quere, drejtoreshe e qendres ‘Tindal’ ne Angli per ndryshimet klimaterike. “Projeksionet klimaterike ndihmojne shume ne hartimin e nje plani mbi spektrin e masave te pershtatjes qe duhen ndermarre, duke nisur mbrojtja prej nivelit te deteve, kapaciteti i rezervave ujore e deri tek ruajtja e zonave te biodiversitetit”, thote ajo.
Megjithate, ka dhe zera skeptike si ai i studiuesit Julian Hunt, qe thote se ka rezervat e tij per kete model, duke qene se ai kombinon temperaturat e tokes, qe jane qartesisht ne rritje, me ato te deteve, te cilat pergjate dekadave mund te pesojne luhatje te medha. Parashikimet e fundit u mbeshteten ne modele qe kane riprodhuar me saktesine me te madhe ndryshimet e vezhguara te temperaturave pergjate nje gjysem shekulli.
Top Channel