Minatorët, normalizohet gjendja

26/03/2012 19:35

Kompania ACR sqaron opinionin publik se gjendja e dy minatorëve Destan Kola, 47 vjeç dhe Ymer Koleca 57, të cilët mëngjesin e djeshëm shfaqën probleme shëndetësore, është më se normale.

Sipas një njoftimi për shtyp, minatorët kanë hyrë në galeri dhe kanë nisur normalisht punën, por kanë filluar të ndiejnë dhimbje koke dhe marrje mendsh.

Në këto kushte, ata kanë dalë nga miniera dhe janë transportuar në spitalin e Bulqizës. Mjekët e spitalit, pasi i kanë dhënë ndihmën e parë dy minatorëve dhe janë siguruar që gjendja e tyre është jashtë çdo rreziku apo problemi të mundshëm për shëndetin, i kanë lejuar ata të shkojnë në shtëpi.

Mjekët thanë se gjendja e minatorëve ishte pa probleme të mëtejshme për shëndetin dhe se dhimbja e kokës mund të kishte ardhur si pasojë e lodhjes, apo një debolese të çastit, që në ambientet e nëntokës ndihet edhe më shumë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA