Libi, përleshje mes milicive, viktima
26/03/2012 00:00
Muaj pas rënies së Muammar Gadaffit dhe vendosjes së Këshillit Tranzitor Kombëtar, Libia ende nuk po gjen qetësi.
Në vendin afrikano-verior cdo ditë po regjistrohen viktima të përleshjeve mes milicive dhe tribuve, të dyja këta në pjesën më të madhe të vendit të dala jashtë kontrollit të qeverisë së përkohëshme të Tripolit.
Në një rast të tillë, regjistruar së fundmi, të paktën 20 persona raportohen të vrarë nga përleshjet me armë mes fiseve në një qytet në jug të Libisë.
Top Channel