Kanibalizmi tmerron Rusinë
26/03/2012 16:45
Lajmi për arrestimin e dy personave që akuzohen për kanibalizëm, ka tronditur opinionin rus.
Policia ruse arrestoi fillimisht një 23-vjeçar i cili kishte hedhur në ditarin e tij duke treguar me imtësi, të gjitha krimet makabre. Nisur nga këto rrëfime, autoritetet thonë se ai dyshohet për vrasjen e më pas varrosjen (pasi u merrte pjesët e buta) e nëntë personave.
Ndërkohë, në një tjetër operacion, që nuk kishte lidhje me ndalimin e 23-vjeçarit, u arrestua një 35-vjeçar. Ky i fundit në momentin e ndalimit mohoi akuzat. Por kur u mor sërish në pyetje ai është dorëzuar duke pranuar krimin se kishte vrarë, e më pas kishte ngrënë një person, bashkë me një mikun e tij.
Top Channel