Ish-shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn, u mor në pyetje nga një gjykatës ditën e hënë, në lidhje me çështjen e një rrjeti prostitucioni, në të cilin ai është përfshirë.
Takimi ishte caktuar fillimisht për ditën e mërkurë, por CNN lajmëroi se vetë gjykatësi kërkoi afrimin e tij, pa specifikuar arsyet.
Muajin e shkuar, Strauss-Kahn u mbajt për 24 orë në një komisariat në Lilë dhe u mor në pyetje në lidhje me akuzat se ai në dijeni të aktivitetit të këtij rrjeti, të specializuar në prostitucionin e niveleve të larta.
Avokati mbrojës ka lëshuar më parë një deklaratë në të cilën i konsideronte akuzat e ngritura ndaj klientit të tij si “sensacionale, politikisht të motivuara dhe të pashëndetshme”.
Ndonëse ai pranoi se Stauss-Kahn kishte qenë i pranishëm në disa festa të natyrës seksuale, ai theksoi se 62-vjeçari asnjëherë nuk e kishte ditur që bëhej fjalë për marrëdhënie të paguara.
Seksi i paguar nuk është një krim në Francë, por akuzat do të dëmtonin edhe më tej reputacionin tashmë jo të përbaltur të ish-kreut të FMN-së.
Top Channel