BMW tërheq 1.3 mln makina

26/03/2012 19:15

Gjiganti gjerman i prodhimit të automjeteve, BMW urdhëroi tërheqjen nga tregu të 1.3 milion makinave, për shkak të një problemi me baterinë, problem që në disa raste ekstreme, siç thotë vetë kompania, shkon deri në përfshirjen e automjetit nga flakët.

BMW sqaron se makinat që do të tërhiqen nga tregu janë makina të dy serive, 5 dhe 6 të prodhuara që nga 2003 deri në 2010.

Kompania tha se kishte marrë 9 raportime për një avari të tillë, por saktësoi se nuk kishte të dhëna për të lënduar.

BMW dyshon se defekti qendron tek kablli i baterisë që mund të mos jetë instaluar në mënyrën e duhur dhe porositi të gjithë klientët që të dërgojnë makinat e tyre tek pikat e autorizuar për riparimet e nevojshme.

“Në mënyrë që të rrisim cilësinë dhe masat e sigurisë, BMW tërheq të gjitha BMW-të e Serisë 5 dhe 6, modele të gjeneratës së parë, prodhuar mes 2003 dhe 2010 dhe që ndodhen ende në treg, për riparim tek pikat e autorizuara”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA