Biseda private Obama-Medvedev

26/03/2012 20:15

“Këto forca dhe i gjithë sistemi i mbrojtjes anti-raketë duhet t’i korrespondojë qëllimit të deklaruar: t’i bëjë ballë çdo kërcënimi bërthamor që vjen nga jashtë Europës. Unë e nënvizoj: nga jashtë Europës. Por ndërkohë, askush nuk më ka shpjeguar pse të mos besojmë se sistemi anti-raketë të drejtohet kunder nesh”.

Tre ditë pas kësaj deklarate të bërë në Moskë, presidenti rus në detyrë, Dmitri Medvedev merr garanci nga presidenti Barack Obama, pas takimit në Seul.

Biseda private, siç raporton Fox News, u bë publike nga një producent televiziv, i cili e dëgjoi të regjistruar dialogun, nga një gazetar rus.

“Kjo do të jetë zgjedhja ime e fundit. Pas zgjedhjes do të kem më shumë fleksibilitet”, i tha Obama homologut. Presidenti amerikan i kërkoi Medvedev t’ia komunikojë këtë presidentit të zgjedhur Vladimir Putin.

“Për të gjitha këto çështje, por veçanërisht për sistemin e mbrojtjes anti-raketë, kjo mund të zgjidhjet, por është e rëndësishme që ai të më lërë pak hapësirë”, vijoi Obama gjatë bisedës. Nga ana e tij Medvedev iu përgjigj se e mori mesazhin e hapësirës, duke i thënë: “Hapësirë për ju”.

Planet amerikane për sistemin anti-raketë kanë qenë një çështje shumë e nxehtë në Rusi, e cila u shfrytëzua nga Vladimir Putin gjatë fushatës në prag të zgjedhjeve presidenciale të 4 Marsit. Shtepia e Bardhë u përpoq ta zvogëlojë rëndësinë e bisedës mes dy presidentëve.

Zv/këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Ben Rods tha se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për ta zbatuar sistemin e mbrojtjes anti-raketë, “i cili, siç e kemi theksuar dhe më parë, nuk ka si objektiv Rusinë”.

Top Channel