Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes së hënë në rrethin e Beratit. Një 50-vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra pasi u qëllua me armë zjarri në fshatin Poshnje të këtij rrethi.
Nga informacionet paraprake mësohet se viktima është Gëzim Protoduari, ndërsa i plagosur rëndë nga sulmi me armë ka mbetur edhe djali i tij 20-vjeçar, Sako Protoduari i cili është shoqëruar urgjentisht për në spital ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. I plagosur lehtë ka mbetur edhe vëllai i viktimës, Eduart Protoduari.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe dyshon se autori i saj është 35-vjeçari Besnik Muhameti i ndihmuar nga vëllai i tij. 35-vjeçari Muhameti është larguar nga vendngjarja së bashku me vëllanë e tij, ndërkohë që uniformat blu i kanë shpallur në kërkim ata.
Krimi mendohet se është kryer pas një konflikti të gjatë që kanë pasur dy palët në lidhje me një pronë.
Top Channel