Santorum fiton në Luisiana

25/03/2012 09:05

Rick Santorum merr Luisianen, duke e renditur te 11-ten ne listen e
triumfeve. Ekspertet dhe vezhguesit e gares mes republikaneve
parashikojnë qe beteja mes tij dhe Mitt Romney te vazhdoje te jete e
ashper.

Ish-guvernatori i Massacusets kryeson me delegate. Jane keta te fundit, qe do te percaktojne kandidatin fitues ne Konventen e Gushtit. Pas fitores ish-senatori i Pensilvanise, Santorum e krahasoi veten me ish-presidentin republikan, Ronald Regan.

“Nuk po garoj si kandidati konservator per President. Une jam kandidati konservator per President. Po permbushëm dicka në epoken moderne konservatore, qe eshte arritur nje here dikur dhe u perserit ne vitin 1976, kur Ronald Regan doli kunder bazes se partise e cila thoshte qe ishte shume konservator, aq sa nuk mund te fitonte”, tha Santorum.

Me 100 % të votave të numeruara në shtetin jugor, ish-senatori i Pensilvanise siguroi 49 % të tyre, duke kryesuar ndaj kandidatit kryesor republikan, Romney, qe mori vetem 27 %. Santorum po perpiqet te zvogeloje hendekun e krijuar mes tij dhe kanditatit te pare, ish-guvernatorit te Massacusets, per t’u perballur me Barak Obamen ne zgjedhjet e nentorit.

Luiziana nxjerr 20 delegate nga 46. Pjesa e mbetur percaktohet ne konventen e ketij shteti qe do te zhvillohet ne muajin qershor.Duke iu referuar parashikimeve, Romni do te shenoje te tjera suksese, ndersa gara zhvendoset ne Uiskonsin, Merilend dhe Uashington DC. Mbeshtetja e guvernatorit te Florides Jeb Bush ishte ndikuese, duke sygjeruar qe baza e Partise te mblidhej rreth Romney-t.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA