Afganistan, kompensim për viktimat e Bales

25/03/2012 10:25

Familjet afgane që humbën të afërmit e tyre në masakrën e Kandaharit janë kompensuar prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zbuloi të dielën “BBC”.

Për secilin prej 17 personave që mbetën viktimë e tërbimit të pashpjeguar të ushtarit amerikan Robert Bales, janë paguar 46 mijë dollarë, ndërsa për çdo të plagosur është dhënë një dëmshpërblim prej 10 mijë dollarësh.

38-vjeçar dhe me një gjendje të paqëndrueshme mendore, Bales qëlloi mbi një turmë civilësh më parë gjatë muajit, duke vrarë edhe gra e fëmijë të pafajshëm. Incidenti shënoi një pikë të ulët në marrëdhëniet edhe më parë të ndërlikuara midis Uashingtonit dhe Kabulit.

I transportuar për t’u përballur me drejtësinë në SHBA, Gates do të gjykohet për 17 akuza vrasjeje me paramendim, për të cilat rrezikon dënimin me vdekje.

Ndërkohë, tetë policë afganë dhe një ushtar italian i NATO-s u vranë në fundjavë nga një bombë në provincën e Kandaharit. Makina e tyre ishte duke qarkulluar në një rrugë kombëtare, kur shkeli një minë, forca e së cilës u përforcua edhe nga shpërthimi i municioneve në bord.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA