Zjarri, humb jetën 67-vjeçari
24/03/2012 19:35
Një 67-vjeçar humbi jetën pasi mori plagë të rënda nga një zjarr i rënë në një pyll.
Viktima është Qamil Maluku nga fshati Rrypë i Pukës. Sipas policisë ai tentoi të shuante zjarrin që përfshiu një pyll afër banesës së tij, por mbeti mes flakëve duke u dëmtuar shumë rëndë.
Për shkak të plagëve humbi edhe jetën.
Top Channel