Turqi, vriten 15 “femra militante” kurde

24/03/2012 17:10

15 femra “terroriste”, sic thotë Ministria e Brendshme turke, u vranë në provincën e Bitlisit, e njohur si fortesë e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, parti që prej vitesh kërkon autonomi të zgjeruar të rajoneve jug-lindore të vendit, të banuara kryesisht nga shumica kurde.

Përleshjet ndodhën gjatë protestave që përfshinë provincën me rastin e Novruzit, që për kurdët shënon edhe nisjen e vitit të ri kalendarik.

Rekrutimi i femrave duket se është strategjia e re e rebelëve kurdë për të luftuar kundër autoriteteve turke. Korrespondentë të mediave ndërkombëtare thonë se kjo mund të jetë vrasja
më e madhe e 15 femrave, militante të PKK-së, në të njëjtën kohë.

Ndërkohë, në fillim të javës, shtatë rebelë kurdë dhe gjashtë ushtarë turq mbetën të vrarë nga përleshjet e armatosura që ndodhën në rajonin e Sirnakut.

Kurdët janë një popullsi e ndarë kryesisht në dy shtete, në Irak dhe në Turqi. Pjesa më e madhe e tyre jetojnë në Irak ku gëzojnë një autonomi të zgjeruar, ndërsa në Turqi jetojnë rreth 6 milion.

Top Channel