Policia kroate ka arrestuar disa persona dhe ka lëshuar urdhër për arrest ndaj disa personave të tjerë, kryesisht zyrtarë të shtetit që dyshohet se kanë lëshuar pasaporta kroate me identitet të vjedhur dhe falsë.

Janë dy policë, dy të punësuar në konsullatën e Kroacisë në Tuzlla të Bosnjës dhe disa persona të tjerë të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e dhënies së pasaportave për grupet kriminale serbe dhe të atyre nga Mali i Zi. Ndërkaq policia ka lëshuar edhe disa urdhra për shtetas të Serbisë.

Është fakt, ka thënë drejtori i policisë serbe, Millorad Velovic, që disa persona të “Klanit të Zemunit” dhe grupit “Sharic”, të njohur për kontrabandimin më të madh të drogës në Ballkan kanë shfrytëzuar pasaporta të tilla kroate. Këto pasaporta me identitet të personave të tjerë kanë kushtuar nga 10 deri në 50 mijë euro.

Policia kroate në bashkëpunim me policitë e vendeve të rajonit është duke zhvilluar hetime në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Top Channel