Banda e bjondeve

24/03/2012 19:00

Futeshin nëpër supermarkete apo qendra të mëdha tregtare, merrnin peng kliente femra dhe nën kërcënimin e armëve u rrëmbenin kartat e kreditit dhe kodet e tyre për t’i shfrytëzuar për blerje.

Kjo ishte metoda unike e “bandës së bjondeve” në Brazil, e pagëzuar me këtë emër pasi përbëhej nga gjashtë femra dhe që të gjashta bjonde.

Banda futej nëpër supermarkete e qendra tregtare, vëzhgonte për pak kohë dhe në fund përzgjidhej si viktimë ndonjë kliente e pasur, mundësisht me ngjashmëri në tiparet e fytyrës me njërën nga anëtaret e grupit. Pas procesit të përzgjedhjes hyhej në veprim; marrja peng dhe kërcënimi me armë të ftohtë deri në arritjen e qëllimit, marrjen e kartës së kreditit.  Pasi kishin marrë kartën, paraqiteshin në arkë për të kryer blerjet.

Autoritetet braziliane njoftuan se të paktën 50 femra kanë rënë pre e tyre. pas marrjes së dhjetra denoncimeve, policia nisi një hetim që përfundoi me prangosjen e dy prej anëtareve të bandës dhe shpalljen në kërkim të katër të tjerave.

Top Channel