Shullazi kërkon gjykim të shkurtuar

23/03/2012 00:00

Mbrojtja e të pandehurit Emiljano Shullazi dhe e mikut të tij Gilmando
Dani të arrestuar në nëntor të vitit të kaluar nën akuzën e armëmbajtjes
pa leje ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

I pandehuri Shullazi nuk eshte paraqitur vete ne sallen e gjyqit, por me ane te nje prokurore ka autorizuar mbrojtesin e tij per te bere kerkesen per gjykimin e shkurtuar qe ligjerisht i jep te drejten nese gjendet fajtor per akuzen e ngritur t’i ulet nje e treta e denimit. Te njejten kerkese ka bere edhe miku i tij Gilmando Dani, i cili ishte present ne salle.

Prokuroria e ka kundeshtuar kete kerkese dhe i ka kerkuar gjyqtarit Martin Deda ta rrëzojë pretendimin e mbrojtjes me arsyetimin se ata kanë kundërshtuar pjesën më të madhe te akteve proceduriale deri me tani. Gjyqtari Deda e ka shtyre procesin deri me 28 mars te ketij viti, dite kur edhe do te jape vendimin per gjykimin e shkurtuar dhe do te nise shqyrtimin gjyqësor.   

Tiranë, vritet miku i Shullazit

Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranen mbremjen e 20 marsit. Një 34-vjecar u ekzekutua me pistoletë në rrugën “Him Kolli”.

Vrasja është kryer pranë një ambjenti lojrash fati. Viktima është identifikuar si Arlind Fuga, ndërkohë që dëshmitarë nga vendi i ngjarjes pohojnë se vrasësi është larguar menjëherë.

Sipas burimeve paraprake viktima i martuar baba i dy fëmijëve ka qenë mik i ngushtë i njërit prej emrave të lakuar nga drejtësia, Emiljano Shullazit.
 

Top Channel