Pako e dyshimtë në Tuluzë

23/03/2012 00:00

Forcat special franceze shpërthyn në mënyrë të kontrolluar një pako të dyshimtë që qendronte në një nga zonat e sheshit qendror të Tuluzës, në të njëjtin shesh ku u krye edhe ceremoniali i varrimit të viktimave të ekstremistit, Mohamed Merah.

Sipas mediave francez, forcat e specializuara anti-terror dhe ato xheniere, patën të arsyeshme hedhjen në erë të pakos së dyshimtë, e cila u denoncua nga dëshmitarë të rastit. Një telefonatë anonime njoftoi policinë për prezencën e cantës së dyshimtë që kishte orë pa lëvizur.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forca të shumta policore që zbrazën zonën dhe më pas hodhën në erë pakon, që gjithsesi rezultatoi të mos kishte patur eksploziv në të.

Top Channel