Kuliçaj padit Tahirin, shtyhet hapja e procesit

23/03/2012 00:00

Ka dështuar nisja e procesit ndaj deputetit socialist Saimir Tahiri, i
cili është paditur në Gjykatën Civile të Tiranës nga zëvendësdrejtori i
Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj.

Gjyqtarja Fatime Decolli e ka shtyre seancen per ne muajin prill, duke qene se nuk ishte i pranishem deputeti Tahiri. Nderkohe ndodhej ne seance zyrtari i larte i policise Agron Kuliçaj,i shoqeruar nga avokati i tij Mirash Martinin. Avokati i Kuliçajt kerkoi zhvillimin e seances duke paraqitur si kerkese thirrjen e eksperteve per te kryer transkriptimin e dy deklaratave te deputetit socialist i cili akuzon zotin Kuliçaj per kontrabande.

Gjyqtarja deklaroi se kjo kerkese do te shqyrtohet kur te jete i pranishem ne salle edhe pala e paditur. Deputeti socialist e ka permendur ne parlament emrin e nen Drejtorit te Pergjithshem te Policise së Shtetit duke thene se emri i tij lidhet me kontrabanden e mineraleve.

Top Channel