Akuza për 17 vrasje mbi Bales

23/03/2012 02:10

Ushtari Robert Bales do te perballet me 17 akuza për vrasje për masakren
në Afganistan.  Ai akuzohet per sulmet ndaj fshatareve te pafajshem ne
shtepine e tyre ne provincen e Kandaharit me 11 Mars. Shume prej
viktimave ishte gra dhe femije. Nese do te shpallet fajtor ai mund te
perballet me denimin kapital.

38-vjecari Bales ndodhet aktualisht në bazën ushtarake te Fort LivënUorth-it në Kansas, i vetem brenda nje qelie. Sic raporton Associated Press, atij do t’i lexohet gjate dites lista e gjate e akuzave.  Ai mbetet i dyshuari kryesor per ngjarjen megjithese afganet, perfshire edhe politikane mendojne se ai nuk veproi i vetem.

Avokati i tij shpjegoi se klienti ishte i pire, mbremjen kur kreu krimet dhe “kujton shume pak” nga cfare ndodhi ate nate. Megjithate ai shpjegoi se nuk ka fakte mjeko-ligjore apo deshmi  kunder tij. Talebanet- kercenuan per t’u hakmarre per tragjedine, gjate te ciles humben jeten 9 femije dhe tre gra. “Ky është një veprim i planifikuar dhe ne do te hakmerremi, nuk u besojme te tilla proceseve- tha zedhenesi i tyre Zabidullah Muxhahedin.

Drejtesia ushtarake amerikan parashikon- ne fillim- formalizimin e e akuzave komandes ushtarake, e cila duhet te beje vleresimin nese jane te mjaftueshme per te proceduar. Bejls- qe ne Afganistan ishte ne misionin e katert pas tre te meparshmeve ne Irak- ka qelluar me arme edhe trupat e vdekur, perpara se te dorezohet.

Ende mbeten te paqarta, motivet e veprimit te tij.Autoritetet afgane i kerkuan Shteteve te Bashkuara te kene nje perfaqesi vezhguesish gjate procesit kunder rreshterit Robert Bales. Ata kerkuan te kene informacion te perditesuar. Qeveria afgane nuk ka kerkuar qe Bales t’i dorezohet sistemit te drejtesise afgane edhe pse nje grup deputetesh e kerkuan kete.

Top Channel