Aksidente rrugore, dy të vdekur
23/03/2012 00:00
Dy persona humbën jetën të premten në aksidente të ndryshme dhe pesë të tjerë janë plagosur rëndë.
Nje prej viktimave eshte nje femije 2 vjeç, ai humbi jeten ne nje aksident ne rrugen Kukës-Kalimash, kur një mjet doli nga rruga, per pasoje edhe prinderit e foshnjes u plagosen rende.
Në Fushë-Krujë një 65-vjeçar u godit në rrugë nga një automjet dhe humbi jetën, ndërsa ne u plagosën rëndë dy pasagjerët e mjetit që u përfshi në aksident.
Ndërkohë në një tjetër aksident u plagos drejtuesi i një motorciklete, i cili u godit nga një kamioncinë.
Po ashtu pak caste më vonë në rrugën Vorë- Fushë Krujë u përplasën një Hundai dhe një fuoristradë, ku dy persona mbetën të plagosur.
Top Channel