60-vjeçari Çaush Isaraj nga Humelica e Gjirokastrës në muajin korrik të
vitit të kaluar kërcënoi për mëse një orë se do të vetëvritej nëse
shteti nuk ndërhynte të zgjidhte problemin me pronat e tij.

Nente muaj pasi i moshuari kerkoi zgjidhje ne kete menyre ekstreme, Avokati i Popullit i kerkon Prokurores se Pergjithshme Ina Rama te shfuqizoje nje vendim per pushim hetimesh nga Prokuroria e Gjirokastres, e cila perpara se i moshuari te kercenonte me vetëvrasje po hetonte nje kallëzim te tij. Madje sipas avokatit qendrimet e njeanshme te Prokurorise kane lene pasoja tek i moshuari, i cili ka tentuar me pas te vetëflijohet.

Në një dokument që Top Channel disponon thuhet se i moshuari eshte ankuar me 2010 prane Prokurorise se Gjirokastrës, sepse sipas tij i kishin marre me dokumenta te falsifikuara gati 10 hektare toke kullote te trasheguar.

I moshuari ka bashkangjitur ne dy kallëzime edhe nje raport ekspertize me demtime fizike te kryera ndaj tij nga pala tjeter, si dhe nje raport, ku eshte mbajtur ne spital pas dhunes se ushtruar ndaj tij. Por Prokuroria e Gjirokastrës e kishte pushuar cështjen dhe Avokati i Popullit e konsideron të gabuar këtë vendim, pasi siç thuhet ne dokument i moshuari ka depozituar mjaft dokumente qe duhet te verifikoheshin, si dhe duhet te pyeteshin personat qe kane dijeni.

Sipas Avokatit nga analiza e vendimit per pushimin e hetimeve konstatohet, se per personat nen hetim M.K. dhe djemtë e tij A. dhe P. K., nga Prokuroria nuk ka kryer një hetim te gjithanshëm dhe objektiv.
 
“Kryerja e veprimeve të mëtejshme hetimore duhej të bëhej me qëllim për të konfirmuar, jo vetëm kallëzimin e shtetasit të dëmtuar, dëmtimet e shkaktuara në trup dhe qëndrimin e tij për 13 ditë në repartin e kirurgjisë të Spitalit Civil Gjirokastër, të dëshmitarëve që kanë parë ngjarjen apo dhe verifikuar alibinë e personave nën hetim, që sipas tyre në momentin e ndodhjes së ngjarjes ishin në fshatin “Andon Poçi””, thuhet në dokument.

Avokati i Popullit thote se vendimi i pushimit eshte i pabazuar ne ligj dhe ne prova dhe se prokuroria duhet te vleresoje provat per autoret qe kane kryer vepren penale te plagosjes.

“Zj. Prokurore e Përgjithshme, Qëndrime të tilla të njëanshme në dhënien e konkluzioneve dhe marrjen e vendimeve kanë lënë pasoja dhe në sjelljen e ankuesit, i cili duke mos patur asnjë rrugëzgjidhje tjetër ka sakrifikuar deri në dhënien fund të jetës së tij. Këtë veprim ai e ka manifesuar në ngjarjen e datës 4 korrik 2011, ku është ngjitur në majën e një shtylle elektrike në Rrugën “Don Bosko”, në Tiranë, duke kërkuar drejtësi, pasi në rast të kundërt do të vetëflijohej. U desh ndërhyrja e forcave të policisë për të parandaluar vetëvrasjen e tij”, thuhet në letrën e Avokatit.

Top Channel