Teksa ende nuk bëhet e qartë se kur do të rinisin bisedimet Kosovë-Serbi kryenegaciatorja kosovare, Edita Tahiri  thotë se, arritja e marrëveshjes për përfaqësimin rajonal ishte veprim i domosdoshëm në mënyrë që vendi të ecëdrejt BE-së.

Kryenegociatorja kosovare në mënyrë metaforike theksoi se, marrëveshja e përkohshme me fusnote do të shkrihet nga ngrohja globale.   

“Dua që të ritheksoj  se populli shqiptar dhe ai kosovar kanë kaluar dimra shumë më të mëdhenj se ne ky. Kemi mundësuar standardet e bashkëpunimeve rajonale, që së bashku me fqinjësinë e mirë janë dy prej kushteve për vendet që aspirojnë integrimin në BE”, tha Edita Tahiri, Zv/Kryeministre e Kosovës.

Megjithatë, zonja Tahiri nuk dëshiroi të komentojë deklarimet e kryeparalamentarit, Krasniqi dhe jo vetëm ku është kërkuar largimi i saj nga ky proces.Me tej ajo tha se, marrëveshja e arritur më në fund i jep të drejtë Kosovës të përfaqësojë veten dhe se tani e tutje këtë çështje nuk mund ta bëjë UNMIK-u.

“Qëllimi ynë i madh ishte që shteti ynë të marrë pjesë në organzimat rajonale dhe më vonë si shtet i pavarur të flasë në emrin e tij. Me këtë marrëveshje UNMIK-u largohet nga përfqësimi i Kosovës”, tha Edita Tahiri, Zv/Kryeministre e Kosovës.

Këto komente Tahiri i bëri pas një takimi që zhvilloi me homologen e saj nga Maqedonia znj. Teuta Arifi.

Top Channel